Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe rreth 200 forca policore janë vendosur në Shkodër në kuadër të operacioneve anticannabis. Mësohet se operacioni masiv anticannabis nga policia në qarkun Shkodër, është shtrirë në dy zona, në Pult dhe Koman-Temal.
Ndërkohë mësohet se në operacionin e gjerë të policisë po marrin pjesë rreth 200 forca policore nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër në bashkëpunim me FNSH.
Nga të dhënat e uniformave blu bëhet e ditur se është bërë i mundur asgjësimi i 20 mijë bimëve narkotike të mbjella në 99 parcela. Gjithashtu është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e tharë.
Në zonën e Pultit policia ka bërë të mundur edhe shoqërimin e 3 personave, ndërsa është sekuestruar edhe një armë zjarri “Shotgan”.
Por nuk është mbyllur këtu operacioni antikanabis në qytetin verior. Policia ka bërë të ditur se operacioni anticannabis do vijojë edhe në ditët e ardhshme.