INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A bën thashetheme në vendin e punës/ Do habiteni nga studimi më të predispozuar të rinjtë

A bën thashetheme në vendin e punës/ Do habiteni nga studimi më të predispozuar të rinjtë

Publikuar më: 11:58 02-08-2019

Askush të mos thotë që është i painteresuar kundrejt thashethemeve. Edhe më indiferentët nëse nuk janë pjesë e drejtpërdrejtë e qarkullimit të fjalëve kureshtje ka të dëgjojë thashemtheme. Office Pulse ka bërë një studim dhe 3 në 4 punonjës pranuan vetë se bëjnë thashetheme rreth problemeve në punë apo për kolegët e tyre edhe kur ata janë në të njëjtën zyrë. Sipas studimit punonjësit amerikanë shpenzojnë rreth 40 minuta në javë duke bërë thashetheme. Më shumë se gjysma (55%) e meshkujve pranon se bëjnë thashetheme, nga ana tjetër s’kishte si të ishte ndryshe po 4 në 5 femra ose 79% e tyre deklaruan se bëjnë thashetheme në zyrë. Po të habit kohëzgjatja e thashethemeve, meshkujt mbajnë kampion. Ata shpenzojnë rreth një orë në javë duke bërë thashetheme krahasuar me femrat që flasin për të tjerët afësisht 30 minuta në javë.

Të rinjtë çuditërisht të bëjnë thashetheme në punë 81%, ndjekur nga mosha e mesme me 70% dhe ata në moshë më madhore me 58%. Thuajse një e treta e punonjësve pranuan se shefi u ka kërkuar atyre të bëjnë thashetheme për të kuptuar problemet në vendin e punës. Me gjasa këta janë “spiunët e shefit”. Më shumë se një e katërta deklaruan që thashethemet në zyrë janë “burimi i tyre kryesor i informacionit” mbi lajmet në vendin e punës. Këtë e kanë pohuar më shumë të rinjtë.

Për kë bëjnë më shumë thashetheme?
-Për kolegët, 71%
-Për ekipin drejtues apo drejtuesin, 44%
-Shefin e sektorit, 34%
-Për praktikantët, 5%

Thuajse gjysma e të intervistuarve 44% deklaruan se thashethemet në zyrë rrisin stresin në punë. Çelësi i këtyre bisedave është të mos paragjykosh, gjithësesi me e arsyeshmja është të mos bëheni fare pjesë e thashethemit. Nëse kolegët nisin të flasin keq për dikë tjetër, largohuni me elegancë. Në këtë mënyrë dërgoni një mesazh, jokonfliktual, që ju nuk e toleroni këtë sjellje në një mjedis profesional. Provoheni njëherë mbase ja dilni që të qëndroni larg thashethemaxhinjve.

Article Logic
Execution time: 0.0035488605499268