INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A blihet dashuria me para? Ja ç'thonë shkencëtarët

A blihet dashuria me para? Ja ç'thonë shkencëtarët

Publikuar më: 11:20 21-10-2018

A ndikon pasuria te dashuria? Apo ka ndjenja që nuk lidhen me llogaritë ekonomike? Një prej pyetjeve më të shpeshta që bëhen kur është fjala për marrëdhëniet në çift ka marrë më një fund një përgjigje.

Siç raporton “Metro.co.uk”, disa studiues në Universitetin e Hong-Kongut kanë kryer një studim me gra dhe burra, për të kuptuar se sa të qenit i varfër apo i pasur mund të ndikojnë te dashuria.

Ajo që i ka shtyrë studiuesit të nisin një studim të tillë është ajo që të gjithë shohim shpesh: sipërmarrës dhe njerëz të famshëm, të rrethuar nga femra shumë të bukura.

A është kjo meritë e parasë? Jo gjithmonë. Disa vullnetarë u janë nënshtruar testeve, sipas të cilave, në bazë të buxhetit që kishin në dispozicion, duhej të hartonin strategjitë e joshjes, raporton zeri.

Përfundimet ishin të qarta. Kush kishte më shumë para në dispozicion dhe duhej të bënte për vete një femër, tregohej më i sigurt në vetvete dhe më i shpenguar.

Ndërsa ata që duhej të joshnin një femër me një buxhet të limituar, shfaqeshin paksa më të ngathët dhe viheshin shpesh në siklet.

Darius Chan, i cili drejtoi këtë studim, i ka shpjeguar kështu rezultatet: “Ky është një fenomen që e kemi hasur shpesh mes meshkujve dhe femrave. Më të pasurit kanë tendencën t’i japin më shumë rëndësi tërheqjes fizike dhe aventurave, ndërsa më të varfrit kërkojnë lidhje afatgjata”.

Article Logic
Execution time: 0.0023550987243652