E përditshmja portugeze “A Bola” e cila ka paralajmëruar një ofertë të çmendur në drejtim të Real Madridit për të lënë të lirë Cristiano Ronaldon, shkruan SYRI.net.
180 milionë Euro ofertë e padëgjuar më para që paralajmërohet se do të vijë nga Franca, Anglia dhe Kina.
Franca- Janë dy klube të interesuara mjaftueshëm për të marrë shërbimet e Ronaldos, PSG dhe Monaco janë një fuqi e padiskutueshme ekonomike. Pas largimit të Ibrahimovicit, PSG po vuan për një sulmues dhe është e gatshme të shpenzojë plot 180 milionë euro për të transferuar fituesin e “Topit të Artë”, shkruan SYRI.net. Gjithashtu Monaco ka para mjaftueshëm sidomos po shiti Kylian Mbappé për të cilin nuk kursehen oferta mbi 100 milionë Euro, ndërsa nuk përjashtohet edhe ndonjë shkëmbim i mundshëm mes Ronaldos dhe Mbappé.
Anglia- Ofertat dhe interesim i madh vjen nga Manchester United, skuadra që dashurohet nga Ronaldo. Refuzimi i Griezmann ka detyruar “Djajtë e Kuq” që të kthejnë kokën drejt 32-vjeçarit që dy vitet e fundit ka arritur kulmin në karrierën e tij.
E fundit por jo më pak e rëndësishme janë ofertat nga Kina ku skuadrat janë kthyer në një industri investimesh.
Tashmë duhet të presim nëse ky shkrim i gazetës portugeze është vetëm spekulim mediatik apo pas saj fshihen këto oferta që do tronditin Europën.