INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A dëshironi që lidhja juaj të zgjasë, ja çfarë nuk duhet të bëni

A dëshironi që lidhja juaj të zgjasë, ja çfarë nuk duhet të bëni

Publikuar më: 09:44 12-08-2019

Nëse keni dëshirë që lidhja juaj të zgjasë, atëherë duhet të bëni kujdes me disa veprime, të cilat ndonjëherë bëhen edhe pa dashje. Më poshtë keni katër këshilla që duhet t’i merrni parasysh:

1.Mos u nxitoni

Duke qenë se po ia kaloni mirë, mund të tundoheni që të bëni diçka drastike, si për shembull, të jetoni bashkë. Por, të duash të kalosh çdo sekondë me partnerin, mund të jetë mbytëse. Kaloni disa netë vetëm, gjeni kohë për gjërat që keni qejf dhe dilni me shoqërinë.

2.Harrojeni perfeksionin

Mos mendoni se partneri juaj është perfekt. Në fillim mund të duket i tillë, por do e ketë të vështirë të mbajë standardin për shumë kohë. Nuk duhet pritur që partneri të jetë gjithçka për të cilën ju keni nevojë.

3.Mos u bëni posesivë

Fakti që sapo jeni lidhur, nuk do të thotë se partneri është i detyruar të kalojë gjithë kohën me ju. Të kërkosh dhe të presësh që ai ta bëjë këtë, është një sinjal i qartë për partnerin se ju nuk keni besim.

4.Mos flisni për ish-in/at

Të flasësh për marrëdhëniet e kaluar është e pashmangshme, por jo që në fillim të lidhjes. Nëse e bëni këtë, partneri do të mendojë se ju e keni mendjen tek ish-i ose do të nisë të bëjë krahasime.

Article Logic
Execution time: 0.0032210350036621