INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do dali nga ‘sita’ e Vetting-ut gjyqtari i 4-ët i Kushtetueses?

A do dali nga ‘sita’ e Vetting-ut gjyqtari i 4-ët i Kushtetueses?

Publikuar më: 13:38 06-05-2018
 
Një tjetër anëtar i Kushtetueses do të paraqitet nesër paradite përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar Vetting-ut edhe pse Gjykata Kushtetuese praktikisht nuk funksionon më.
Fatmir Hoxha është gjyqtari i katërt i Kushtetueses që paraqitet përpara Komisionit të Vetting-ut për t’iu nënshtruar testit të pasurisë, integritetit personal dhe profesionalizmit.
 
Përpara trupës Gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më herët janë paraqitur Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Vitore Tusha. Lulo dhe Xhoxhaj nuk arritën të kalonin testin e Pasurisë,
duke u shkarkuar nga detyra. Ndërkohë kolegia e tyre Vitore Tusha kaloi me sukses testin e pasurisë, të figurës dhe të aftësisë profesionale.
 
Vitore Tusha është e vetmja gjyqtare që ka kaluar deri tani sitën e Vetting-ut.
Një rrëzim i mundshëm i Fatmir Hoxhës do të thellonte edhe më tej krizën në të cilën është përfshirë aktualisht Gjykata Kushtetuese,
e cila praktikisht numëron vetëm katër anëtarë dhe e ka krejtësisht të pamundur të kryejë funksionin e vet.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385