Kryedemokrati Lulzim Basha në mbledhjen e grupit të PD ka ripërsëritur djegien e mandateve. Mësohet se ai ka thënë se djegia e mandateve është një hap që vjen si detyrim i dominimit të forcës popullore.
'Jemi në borxh me qytetarët, ata na dhanë besimin ne duhet të jemi me ta. Na takon ne të udhëheqim qytetarët', është shprehur Basha.
Gjithashtu bëhet me dije se asnjë nga deputetët e PD-së nuk ka komentuar propozimin për djegien e mandateve.