Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchard ka folur disa herë mbi vendimin e PD dhe LSI-së për të djegur mandatet. Ai është shprehur kundër por jo vetëm kaq. Bochard ka thënë se edhe nëse PD dhe LSI nuk do të futen në zgjedhjet për pushtetin vendor sërish ai do e njoh rezultatin e tyre.
E në këto zhvillime, këtë të premte Bochard ka zhvilluar një takim me ish-deputeten demokrate, Grida Duma. Arsyeja e takimit nuk dihet saktësisht por ai ka thënë se: "E kam mike të vjetër. Diskutuam për çështje të ndryshme", është shprehur Bernd Borchard.