Shqipëria pritet të përballet mbrëmjen e sotme në "ElbasanArena", me Izraelin, ndehsje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndërkohë policia e shtetit ka marrë masa mjaftë të rrepta, duke shpërndarë rreth 670 forca te armatosura në terren dhe duke mbushur catite e pallateve me snajper.
Gjithashtu është raportuar se janë shoqëruar në komisariat rreth 200 përsona të dyshimtë dhe janë verifikuar. Policia u ka kërkuar tifozëve që të paraqiten 3 orë para fillimit të ndeshjes dhe me vete nuk do tu lejohet asgjë, as ushqim dhe as parulla.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, policia ka kërkuar që edhe gazetarët duhet të paraqiten dy orë para ndeshjes në stadium. A thua se gazetarët do të shkojnë të “bombardojnë” skuadrën e Izraelit?!
LAJMËRIMI I ZYRËS SË SHTYPIT:
Pershendetje! Te gjithe koleget e medias te akredituar per ndeshjen e kombetares sonte ne “Elbasan Arena ” jane te lutur te vijne ne oren 18:30 ne zonen e medias per procedurat perkatese ne stadium. Faleminderit!