INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do e dekretojë Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm? Flet Ilir Meta [FOTO]

A do e dekretojë Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm? Flet Ilir Meta [FOTO]

Publikuar më: 22:08 02-11-2018

Gjashtë ditë nga propozimi për emërimin e gjeneral Sandër Lleshit ministër të Brendshëm, presidenti Ilir Meta ende nuk ka vendosur për dekretin dhe ai u shpreh se deri tani nuk ka asnjë firmë. Presidenti Meta tha në “FAKT” se ‘nuk është çështje shpatullash, por është çështje bindjesh, nëse nuk më bindin nuk do ti dekretoj’.

‘Kemi rastin e Italisë ku presidenti ka të njëjtat kompetenca, ku ai mendoi se një emër i propozuar si ministër ekonomie nuk e firmosi, pasi mendoi se rrezikonte ekonominë e Italisë. Askush nuk e detyron presidentit të firmosë një emër jashtë bindjes së tij

Në këtë drejtim unë përgjegjshmëritë e mia do ti ushtroj në mënyrë kurajoze dhe maksimale. Në këto momente Shqipëria është në luftë me krimin e organizuar, dhe kjo po e mban Shqipërinë larg BE-së.

Unë nuk paragjykoj askënd unë ushtroj përgjegjësitë e mia në mënyrë maksimale. Të gjithë ata që mendojnë se mund të ndikojnë në mënyra të ndryshme sipas interesit apo vlerësimit të tyre, duhet të jetë të qetë se unë nuk ndikohem nga asgjë, përveç detyrës që i takon presidentit për të qenë një institucion i përgjegjshëm’, deklaroi presidenti Ilir Meta.

meta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036969184875488