Gjatë ditës së sotmë në programin 'Trokit' në IN Tv ishte i ftuar këngëtari Devis Xherahu. Përtej intervistës, këngëtari u ftua nga moderatori Ermal Peçi në disa nga lojrat e programit. Shpesh ritmi dhe sinqeriteti në lojën 'Kapi sekondat' sjell rrëfime ekskluzive gjatë programit. Në një nga pyetjet e lojës Ermali i kërkoi Devisit 4 emrat e personazheve që nuk do ftonte në dasmën e tij. Për ti shpëtuar përgjigjes ai tha 4 herë emrin e moderatorit.
Por Ermali vijoi sërish, kësaj herë duke i përmendur ai emra. Nisur nga debati nëpër rrjete sociale pas fitores së Rozana Radit në 'Kënga Magjike' Ermali e pyet:
'A do e ftoje Rozana Radin në dasmë? Si janë raportet pas debatit?
'Unë kam bashkëpunuar me Rozanën, pse jo. Nuk ka gjë për qetësi. Ndryshe është Ferrari e ndryshe është Ermali që s'di ti japë Ferrarit. Nuk duhet ta këndonte ajo atë këngë, kënga ishte për çmimin e parë. Psh atë këngë duhet ta këndonte Aurela Gaçe'
E ke me Rozanën se të dha 0 pikë? - ndërhyri Ermali
Jo, jo, nuk ka lidhje- shtoi këngëtari.
Zbuloni më shumë nga argumentimi i tij në videon e mëposhtme.