INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do e takojë Romeon? Jul Deda ka një mesazh për aktorin dhe Heidin: Nëse e vazhdojnë...

A do e takojë Romeon? Jul Deda ka një mesazh për aktorin dhe Heidin: Nëse e vazhdojnë...

Publikuar më: 13:28 23-07-2024

Aktori i dashur për publikun, Julian Deda, ka dhënë një intervistë në një emisionin ku ndër të tjera është pyetur edhe në lidhje me eksperiencën e tij në “Big Brother VIP 3”.

Ish-finalisti i shtëpisë më të famshme në Shqipëri përmendi edhe çiftin Heidi Baci dhe Romeo Veshaj.

Juli u shpreh se e ka marrë malli për Romeon, i cili ishte nga kundërshtarët e tij më të fortë në lojë.

“Më ka marrë malli për Romeon, ah Romeo Romeo… Do ta takoj. Edhe Romeon e ka marrë malli për mu, po lëre”, u shpreh Deda. Ky i fundit shtoi gjithashtu se nuk ka takuar asnjë nga të dy, por dha një mesazh të ngrohtë për lidhjen e tyre.

“Jo asgjë nuk ka ndryshuar, Romeo dhe Heidi po shijojnë momentet e tyre, Shqipërinë. Kanë shkuar në Topana, i pashë. Ju uroj më të mirat të dyve, nëse ata kanë vendosur t’a vazhdojnë atë që nisën në Big Brother, ju uroj gjithë të mirat. U plakshin bashkë”, u shpreh aktori i njohur.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105