INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do i bindë tani Meta krerët politikë? Ja lëvizja e tij e radhës

A do i bindë tani Meta krerët politikë? Ja lëvizja e tij e radhës

Publikuar më: 10:12 12-06-2019

Kryetari i shtetit, Ilir Meta pas anulimit të datës 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, do të nis që sot lëvizjen e dytë për qetësimin e situatës politike në vend. 

Ditën e djeshme në konferencën me gazetarët, Presidenti Meta tha se data është anuluar dhe kjo kohë duhet t’u shërbejë krerëve politikë që të reflektojnë e të gjejnë një zgjidhje për kapërcimin e krizës.
Këtë të mërkurë, kreu i shtetit do të nis konsultimet me krerët politikë. Takimin e parë Meta do e ketë me kryetarëve e partive të qendrës së djathtë, aleatët e Lulzim Bashës.

Në këtë takim është mësuar se do të diskutohet se cila do të jetë data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve për pushtetin vendor.
Takimet nisin fill pas kthimit të Metës nga Kosova, ku do të marrë pjesë në festimet e 20-Vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Vëmendja më e madhe është tek maxhoranca. Nuk mund të thuhet me siguri nëse kryeministri Rama do të pranojë të takohet me Metën për të negociuar për një datë të dytë pasi deri më tani ai këmbëngul që zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor, edhe pse kjo datë është shfuqizuar nga Presidenti.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030670166015625