Pas propozimit për djegien e mandateve nga ish-kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha, më në fund ka ardhur edhe reagimi i kreut aktual të PD-së, zotit Lulzim Basha. Ai ka deklaruar për gazetarët se çdo opsion është i hapur.
“Opozita i ka diskutuar në detaje të gjitha opsionet dhe të gjitha opsionet mbeten të hapura, vendimet do jenë në përputhje me interesin më të mirë të Shqipërisë e shqiptarëve”, tha Basha i pyetur për propozimin e ish-liderit Berisha.