INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ketë koalicion midis LSI dhe PS? Vjen përgjigja zyrtare

A do ketë koalicion midis LSI dhe PS? Vjen përgjigja zyrtare

Publikuar më: 12:31 18-04-2017

Nënkryetari i LSI-së në një konferencë për shtyp i bënë thirrje partive për dialog  që të zgjidhin ngërçin politik dhe të lënë pas këtë marrëzi.
"Ti largohemi marrëzisë dhe ti thërrasim arsyes dhe të realizojmë zgjedhje sipas standardeve, të lira dhe t'iu japim mundësin qytetarëve të gjedhin" deklaroi Rama.

I pyetur nëse do të takohen sërish nesër aleatët Rama e Meta, zoti Rama thotë se gjithçka do bëhet e ditur në kohën e duhur. “Zgjedhjet janë të parat të tjerat vijnë më pas, do mësoni çdo gjë në kohën e duhur dhe në momentin e duhur ”,- tha ai.


Zoti Rama komentoi dhe deklaratën e djeshme të Ministrit gjerman
"Qëndrimet e ndërkombëtarëve janë të dobishme për aq sa janë dhe të balancuar dhe konstruktive. Çdo njëanshmëri nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës. Problemi është krijuar këtu. Problemi është krijuar për shkak të papërgjegjshmërisë politike të shqiptarëve dhe zgjidhja duhet të vijë nga dominimi i arsyes dhe i vetëdijes se interesat e vendit janë prioritare dhe për t'iu shmangur marrëzisë. Boll kosto kanë krijuar në këtë vend për qytetarët shqiptarë, por dhe për tërë procesin marrëzitë politike ka ardhur koha e përgjegjësisë politike" u shpreh Rama

Kryetari i Grupit të LSI, Luan Rama ka zbardhur emrat e deputetëve që do të propozohen për anëtarë në komisionet e Vettingut sot në seancën e pasdites në Kuvend.
Në komisionin e parë që përbëhet nga 12 anëtarë, 6 nga opozita dhe 6 nga shumica, LSI ka propozuar 2 anëtarë Luan Ramën dhe Silva Cakën, ndërsa për komisionin tjetër me 6 anëtarë, LSI ka propozuar Vangjel Tavon.

Article Logic
Execution time: 0.0020341873168945