Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka komentuar sërish çështjen e Lotarisë Amerikane.
Trump, përmes një postimi në Twitter, Trump është shprehur sërish kundër Lotarisë duke dhënë kështu një lajm të keq për mbarë vendet e botës ku ka persona që duan të jetojnë në Amerikë përfshi edhe shqiptarët që kanë aplikuar masivisht vit pas viti në këtë program.
“Si president, dua që njerëzit të cilët vijnë në vendin tonë të na ndihmojnë të bëhemi të fuqishëm e të mëdhenj dhe të vijmë përmes një sistemi të bazuar mbi meritën. Jo më Lotari, Amerika e para”, është shprehur Trump në Twitter, duke iu referuar programit të lotarisë Green Card, që i siguron fituesve kartën e rezidentit të përhershëm të Shteteve të Bashkuara.