INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ketë zgjatje orari nga java e ardhshme? Edi Rama flet për lëvizjet e qytetarëve

A do ketë zgjatje orari nga java e ardhshme? Edi Rama flet për lëvizjet e qytetarëve

Publikuar më: 21:55 14-05-2020

Edhe pse ka nisur plani i rihapjes në vend dhe kanë filluar lehtësimet në masat parandaluese ndaj koronavirusit, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar që Tirana do të vijojë të mbetet zonë e kuqe dhe ajo do të jetë e fundit që do të hapet.

Ai ka qenë sot i ftuar në “Opinion” dhe ka folur për rregullat e reja dhe nëse do ketë zgjatje orari nga java e ardhshme.


“Dje është shkarkuar shefi i komisariatit që mbulon zonën e Parkut të Liqenit. Është ndjekur politika që të mos veprohet shumë me gjoba dhe për të mos bërë presion, për të dhënë mesazhin që ne jemi bashkë në këtë luftë. Por nëse kjo punë do të vazhdojë, e para një herë numrat do të na flasin, e dyta do të kthehemi prapë mbrapa. Mos u çudisni, që në vend që të bëhet zonë e gjelbër, mbas 1 jave, mbas 10 ditësh, Tirana të kthehet nga zonë e kuqe në zonë e mbyllur fare. Mos u çudisni nëse do të mbyllemi prapë, të shtunën, të dielën e të premten e kështu me radhë”, u shpreh Rama.


Ndërsa përsa i përket javës së ardhshme ku dhe do të hapen restorantet dhe baret, Rama deklaroi që do të mbetet po i njëjti orar, pra deri në orën 17:30.

“Ne kemi hapur pjesën më të madhe të vendit në një masë të madhe, kemi disa zona të kuqe që kanë një regjim më të kufizuar. Jam shumë i paduruar të shikoj numrat sot, nesër, pasnesër nga Tirana. Tirana do të mbetet zonë e kuqe përsëri sepse numrat nuk japin indikacionin se Tirana duhet të kthehet në zonë të gjelbër. Tirana do të mbetet zonë e kuqe përsëri, është vatra me rrezikshmërinë më të madhe sepse ka intensitet shumë të madh veprimtarie etj. Por, brenda kësaj zone të kuqe lehtësimi i bërë është i madh në krahasim me ku ishim. Tirana sipas të gjitha gjasave, nëse numrat do të na flasin siç po na flasin, siç na folën sot, të shikojmë analizat sonte natën, nesër, pasnesër, do të jetë e fundit që do të çlirohet sepse situata nuk është premtuese. Në datën 18 do të hapet shërbimi në bare dhe restorante në ambientet e jashtme. Orari në Tiranë do të mbetet po ai edhe javën e ardhshme.”

Article Logic
Execution time: 0.0036921501159668