Shqipëria është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh pasi prej 12 vitesh kuqezinjtë nuk merrnin 4 humbje të njëpasnjëshme.
Gianni De Biasi po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij pasi është duke u kritikuar mjaftë shumë nga tifozët dhe nga mediat.
Në një intervistë për ‘Panorama Sport’, tekniku italian ka lënë të kuptohet se nuk e ka ndërmend të largohet, duke thënë se situata të tilla është mësuar t’i kalojë me sukses.
“Situata të tilla më bëjnë më të determinuar, më pëlqejnë më shumë momente të tilla. I kam kaluar këto momente kur kam qenë në Serinë A, me skuadra që ishin duke rënë nga kategoria dhe kemi shpëtuar. Dua t’ju them që kur shkuam në Europian ishin të gjithë të kënaqur, të gjithë protagonistë”, ka thënë Biasi.
Kujtojmë që më 11 qershor Kombëtarja shqiptare do të laujë në transfertë kundër Izraelit.