Vlerësimi i ekspertëve të BE do të jetë vendimtar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Për dy ditë do të mblidhen fakte për ta hartuar më pas raportin final.
Delegacion i Bashkimit Evropian i nivelit teknik ka mbërritur gjatë ditës së djeshme në Kosovë dhe ka nisur mbledhjen e fakteve dhe provave për punën
në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky delegacion, i udhëhequr nga Simon Mordue, zëvendësdrejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim,
Punë të Brendshme dhe Shtetësi, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, si dhe me ministren e Integrimit Evropian.Pas takimit të djeshëm,
kryeministri Haradinaj para këtij delegacioni ka paraqitur arritjet e qeverisë. Haradinaj ka thënë se Kosova është gati për liberalizimin e vizave.
Lëvizja e lirë për kosovarët, indirekt do të ndihmojë dhe shtetin shqiptar, pasi vitet e fundit shumë shtetas kosovarë janë përpjekur të marrin nënshtetësinë shqiptare
me qëllim që të udhëtojnë lirshëm në Europë. Raporti final pritet të publikohet pas disa ditësh ditësh.