Me një pankartë në duar dhe me bidonë bosh, banorët e komunitetit rom në Fier, marshuan në këmbë nga Mbrostari para Bashkisë.
“A do na sjellë ujë në shtëpitë tona hapja e negociatave me BE?”... Kjo është pyetja që shtrojnë banorët e Fierit.
Protesta e tyre vjen një ditë pasi KE rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërisë. Ndërsa kanë mbetur vetëm 2 ditë nga hapja e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, banorët u kujtojnë politikanëve votat.
Bashkia ka njoftuar banorët se janë debitor në pagesën e ujit të pijshëm dhe kanë qenë vetë ata që kanë prishur linjat e furnizimit dhe matëset e ujit.