Një nga lajmet më të bujshme për sa i përket kufizimeve tek udhëtimet gjatë presidencës Trump ishte ndalimi i këtyre pajisjeve elektronike për të minimizuar rrezikun e sulmeve terroriste.
Megjithatë duket se ky vendim nuk do të zbatohet më pasi bisedimet mes ShBA dhe Europës u mbyllën me vendimin për të mos i dëbuar dhe me premtimin për më shumë bisedime për ndarjen e informacioneve të inteligjencës. Prej ditësh zyrtarët e BE po shpresonin për të marrë detajet mbi rreziqet që kanoseshin, të njëjtat detaje që presidenti Trump i diskutoi javën e kaluar me diplomatët rusë në Shtëpinë e Bardhë. Industria e linjave ajrore qëndroi fort kundër propozimit që do të dëmtonte në mënyrë të ndjeshme udhëtimet trans-atlantice dhe do t’u kushtonte udhëtarëve më shumë se një bilion dollarë në kohë të humbur. Por për fat të mirë, gjithçka u zgjidh.