INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do përshkallëzohet protesta? Ristani: Ramën do ta largojmë me forcë

A do përshkallëzohet protesta? Ristani: Ramën do ta largojmë me forcë

Publikuar më: 16:52 18-02-2017

Pas mbarimit të fjalimeve, protesta e organizuar nga opozita vazhdon.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani  së bashku me Enno Bozdon janë dy organizatorët e protestës. Dhe siç u raportua më herët, nëse protesta e opozitës do të zgjaste  pas orës 16:00, orari i parashikuar nga policia për mbylljen e saj, do të procedohen penalisht. Por Ristani i kundërshtoi këto fjalë duke i cilësuar “dokrra ndërkohë  paralajmëroi live kryeministrin se opozita do ta largojë me forcë nga pushteti.

“ Protesta e rilindësve ishte një protestë e bandave të krimit për të sjellë krimin në pushtet. Këtu dallimet janë siç thotë ndonjëherë zoti Berisha, e diçkaje të pamundur, “të gjesh eskimezë në shkretëtirë”.

Edi Ramën do ta largojmë me forcë, me forcën e shpirtit dhe të mendjes. Me forcën e protestës demokratike ne do t’ja arrijmë. Do të përballet me zemërimin popullor që do të vijë në ngritje. Të gjitha mjetet demokratike nuk janë të përjashtuara. Do të vazhdojmë të rrimë këtu në krah të protestuesve”, u shpreh Ristani.

Article Logic
Execution time: 0.0035581588745117