Banorët e “Big Brother Vip Kosova” e kanë dëshmuar se mund të bisedojnë me njëri-tjetrin për çfarëdo lloj teme. Së fundmi teksa ndodheshin në ambjentet e kuzhinës aktorja Arta Selimi i ka drejtuar një pyetje Juliana Nurës.
“A do të pranoje të bëje një skenë seksuale në film?”-ka qenë pyetja e Artës, e cila nuk ka mbetur pa përgjigje.
Përgjigja e Xhulit në fillim ishte negative, duke qenë se aktorja po pyeste për një film në Kosovë dhe ajo theksoi se nuk është aktore dhe po të dëshironte të merrej me aktrim këtë do ta bënte në Londër.
Më tej, Juliana ka treguar se ka pasur ofertë për një rol të shkurtër në një serial në Netflix, të cilën nuk e ka pranuar, ndërsa tani është penduar për këtë gjë.
“Më është ofruar një serial që është tash në Netflix, që është shumë i mirë. Kur e kam marrë atë ofertë, kam menduar se po bëjnë shaka… Ka qenë vetëm një rol dy-tri minuta… Tash jam penduar që nuk e kam marrë, sepse aktrimin e dua, artin në përgjithësi e dua”.
Por, a e kisha bërë një skenë seksuale në aktrim? Unë duhet të mendoj se është aktrim dhe nuk jam unë aty, por është personi që e aktroj dhe e kisha bërë. Por, varet si dhe në çfarë rrethanash”, -është shprehur Xhuli.