INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do privatizohen llixhat e Peshkopisë, ministrja Xhaçka: Vendimi jo transparent, do anulohet

A do privatizohen llixhat e Peshkopisë, ministrja Xhaçka: Vendimi jo transparent, do anulohet

Publikuar më: 14:16 31-01-2019

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në Kuvend foli për privatizimin e llixhave në Peshkopi. Sipas saj vendimi për llixhat është abuziv dhe në mungesë transparance.  Ajo tha se ka nisur një hetim administrativ dhe të hënën do të anulohet ky vendim. Ndërsa do të merren masa edhe për ata persona që kanë marrë këtë vendim.

Olta Xhaçka: Vetëm një ndërhyrje për të qetësuar ata banorët e Peshkopisë që jetojnë përmes ujërave të llixhave. Për të qetësuar përfaqësuesit e Dibrës në këtë parlament, por edhe ata të bashkisë  që janë të shqetësuar nga vendi i marrë nga ky Këshilli i Basenit të Ujërave Buna-Drini. Një vendim i cili edhe në këndvështrimit tonë, është një vendim i marrë në mungesë transparence pa kritere të përcaktuara dhe abuzivisht. Është bërë një hetim administrativ mbi këtë vendim dhe të hënën dio të ketë një vendim dhe do të anulojë vendimin e parë. Jo vetëm Buna-Drini, jo vetëm që do të anulohet vendimi i parë, por do të marren masa për ata që e kanë marrë këtë vendim abuziv.

Article Logic
Execution time: 0.0032939910888672