INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do rikthehet sërish në Përputhen?! Melisa ka një pyetje për autoren e programit, ja si përgjigjet për Andin!

A do rikthehet sërish në Përputhen?! Melisa ka një pyetje për autoren e programit, ja si përgjigjet për Andin!

Publikuar më: 15:37 03-03-2021

Pasi vendosi që të dilte nga emisioni “Për’puthen”, Melisa Lleshi, nisi karrierën e saj si këngëtare. Ajo publikoi këngën e saj të parë, e cila duket se është pritur mjaft mirë nga fansat.

Gjithashtu Melisa ka zbuluar se do të ketë edhe këngë të tjera dhe po punon shumë me projektet e reja. E duke qenë se ka qenë shumë e zënë me punë, nuk ka patur kohë që të merret me rrjetet sociale.

E si pasojë, së fundmi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj ku shkruan: “Shumë qetësi këto kohë, më thuaj”. E menjëherë kanë vërshuar pyetjet apo edhe komplimentet për të.

“Çfarë ndodhi me atë kafen serioze, u zgjat apo stopoj?”, e pyet dikush, duke ju referuar kafes me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Andi, me të cilin u tha se është në një lidhje dashurie.

-640-0-603f70f15eb63.jpg

 

“Le të themi që…”, ka shkruar Melisa, duke lënë fansat të mendojnë çfarë të duan, apo edhe duke lënë të kuptohet se çdo gjë ka shkuar mirë.

Më pas një tjetër ndjekës i ka kërkuar që të postojë një foto të saj me Andin. Llehsi ka postuar një pozë ku të dy shfaqen shumë elegantë. Duket se fotoja në fjalë është shkrepur gjatë një puntate të “Për’puthen Prime”.

“Sa larg shkova në album”, shkruan Melisa krahas fotos, ku ata shfaqen pranë njëri-tjetrit.

andis.jpg

Ndërkohë një fans tjetër e ka pyetur nëse do rikthehej sërish në Përputhen po t’i jepej mundësia. Melisa nuk dha një përgjigje konkrete, por i shtroi një pyetje autores së programit: “Olsa Muhameti si thua ti, a kam ndonjë shans?”.

Article Logic
Execution time: 0.0034232139587402