Kryeministri Edi Rama po flet mbrëmjen e sotme në studion e News 24 për situatën politike të krijuar në vend.
Ai është ndalur si fillim te deklarata e tij se do të shkojë në zgjedhje me apo pa opozitën dhe LSI-në.
Sipas Ramës, në zgjedhje nuk shkohet çifte-çifte, por secila parti shkon me programin e vet.
“Unë nuk e çoj vendin në një palë zgjedhje, e çon Kushtetuta. Të gjitha partitë kur shkojnë në zgjedhje janë të barabarta dhe presin të marrin vlerësimin e popullit. Pra, kjo nuk ka lidhje me mua, nëse shkojmë në zgjedhje pa opozitën. Ne në zgjedhje nuk shkojmë çifte-çifte apo me këtë e pa atë. Secili shkon në zgjedhje me programin dhe liderin e vet. Është e drejtë e secilit të vendosë nëse do shkojë apo jo në zgjedhje”, tha Rama.