INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ta besonit se çka thënë Ronaldo për Messin?!

A do ta besonit se çka thënë Ronaldo për Messin?!

Publikuar më: 09:54 01-06-2017

Cristiano Ronaldo ka deklaruar se i pëlqen të shikojë Messin duke luajtur, pasi “është një futbollist i jashtëzakonshëm”.

“Sigurisht që më pëlqen. Më pëlqen të shikoj çdo futbollist të mirë dhe ai është një prej tyre. Është i jashtëzakonshëm. E shijoj ndeshjen kur shoh Messin në fushë”, tha sulmuesi i Realit të Madridit në një intervistë për FOX Sports Argentina.

Portugezi tha për rivalin e tij te Barcelona se nuk janë miq me njëri-tjetrin, por kolegë të mirë.

“Kemi kaluar bashkë shumë momente nëpër ceremonitë e ndarjes së çmimeve këto 10 vitet e fundit dhe kam marrëdhënie shumë të mirë me të. Nuk dalim për të ngrënë bashkë, por e respektoj. Nuk e kam kundërshtar, por koleg. Mediat e shesin si rivalitet”, tha Cristiano.

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504