Marina Vjollca është cilësuar shpesh si njëra ndër vazjat më të bukura shqiptare, por tani e tutje ka shumë mundësi që këtë “titull” ta mbajë në Prishtinë.
Bukuroshja bionde ka qenë e pranishme mbrëmjen e së enjtes në kryeqytetin kosovar, aty ku ishte edhe e ftuar speciale në një event të organizuar atje. Me sharmin dhe bukurinë që e karakterizon gjithnjë, Marina ka arritur që të tërheqë vëmëndjen e të gjithëve. Por kjo nuk është diçka e re për të sepse gjithnjë ka arritur të ketë vëmëndjen, vëçanërisht të gjinisë mashkullore. Burime të afërta me moderatoren e “Proçesi Sportiv” thonë se ajo ka marrrë disa oferta dhe shumë të mira për ta ushtruar profesionin e saj në Prishtinë. Mesa duket Getoari nuk po i merr vetëm një vajzë Shqipërisë, por edhe njërën nga moderatoret më të bukura.