INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ta falte tradhtinë? Ja si përgjigjet Dojna Mema

A do ta falte tradhtinë? Ja si përgjigjet Dojna Mema

Publikuar më: 11:35 01-07-2022

Moderatorja e njohur, Dojna Mema është në javët e fundit të shtatzënisë. Gjatë kësaj kohe, ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku edhe i ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.

E njëjta gjë ka ndodhur së fundmi, ku njëra prej ndjekëseve në Instagram e ka pyetur nëse do ta falte tradhtinë apo jo. Dojna ka dhënë një përgjigje të prerë, duke u shprehur se nuk do ta falte kurrë një veprim të tillë të partnerit.

“A do ta falje tradhtinë, jo atë seksuale. Është më tepër se aq”; e ka pyetur njëra prej ndjekëseve “E di çfarë? Jo nuk e mendoj. Kur ti lidh jetën me dikë, ai të bëhet familje dhe familja nuk të tradhton. Nëse ndodh nuk është e tillë”; ka shkruar moderatorja, e cila tashmë është e martuar me kantautorin Vlashent Sata.

Article Logic
Execution time: 0.0034439563751221