INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ta fitojë edhe këtë vit Këngën Magjike? Aurela Gaçe e thotë TROÇ: Jo, e dashur ... [FOTO]

A do ta fitojë edhe këtë vit Këngën Magjike? Aurela Gaçe e thotë TROÇ: Jo, e dashur ... [FOTO]

Publikuar më: 23:19 06-12-2018

Nëse është Aurela, të gjithë të tjerët “dridhen”, sepse sa herë është në garë ajo, nuk ka më sfidë – ajo është fituese.
Por këtë vit, ajo që është kthyer në klishe ‘Aurela fiton Këngën Magjike’, me sa duket, nuk duket e tillë për vetë Aurelën. Këtë vit, së bashku me Eli Farën, dy mikeshat kanë sjellë një këngë feste, “Zemra rratatata” dhe kështu duan ta kalojnë këtë edicion.

Në një prononcim për Class, pas pyetjes “A do ta fitojë edhe këtë vit Këngën Magjike?”, Aurela përgjigjet:

“Jo, e dashur. edhe dy herët e fundit kur jam future (se herën e parë këngën “Hape veten” e kisha me qëllimin jo të fitoja, por të dilja fort dhe kënga u ndërtua në atë mënyrë. Dy këngët e tjera unë i këndova për qejfin tim, paçka se edhe ato i bëra fort. Sivjet, ne jemi futur për të festuar. Po ta dëgjoni dhe këngën, kënga është qejf, me vargje të thjeshta, të kuptueshme, shqip, pastër. Është e qëllimshme, mos kujtoni se ne e bëjmë pa qëllim, por ishte dëshira e të dyjave, edhe e Elit, edhe e imja, dhe ia kemi kërkuar Adi Hilës me ngulm që kënga të kishte ndjesi feste, sepse njerëzit janë kaq të lodhur… Këtë herë vendosëm të vinim si festë dhe erdhëm për t’i thënë publikut ‘faleminderit që na keni dashur gjithë këto vite. Po deshët, na duartrokisni prapë..” – tha Aurela.

gg_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428