Era Istrefi po përjeton një periudhë tjetër suksesi në karrierë. Është njëra nga këngëtaret e cila ka arritur të përfaqësojë më së miri shqiptarët e saj. Madje po kthehet në një workaholic sepse edhe ditëlindja e ka gjetur duke punuar në studio. Para pak ditësh 24-vjeçarja ka udhëtuar drejt Berlinit, Gjermani për një projekt të ri muzikor. Me anë të disa pamjeve ka treguar se studio ‘nuk i ndahet’ as për ditëlindje. Megjithatë suksesi e bën gjithmonë të buzëqeshë.