Jonida Maliqi është një ndër perzonazhet e njohura të rralla që jetën private e ruan me shumë fanatizëm. Ajo është komentuar shpesh herë në media për këngët, veshjet, dyqanin e saj të rrobave si dhe aktivitetet e tjera, por nëse është publikuar diçka në media në lidhje me jetën e saj private, është bërë sigurisht me aprovimin e këngëtares.
Jonida ka publikuar foto me të birin Dan, foto disi komike me efekte dhe figura, por përveç kësaj vemë re se është një nga të rrallat herë që Dan e shohim me fytyrë dhe nuk e dimë nëse Jonida ka postuar ndonjëherë tjetër foto pa grim. Megjithatë, me flokët e gjatë, fytyrën e pastër dhe lumturinë që i fal afërsia me të birin, për mos të përmendur gëzimin e këtyre çasteve humoristike, duket shumë mirë.