Është një nga meshkujt më të admiruar të showbizz-it global dhe shumë fanse femra lënë kokën pas Zayn Malik.
Ndarja me Gigi Hadid, ndezi diskutime opinionin publik dhe mediet rozë u mbushën me shkrime edhe më shumë pasi dyshja u pa të shkëmbenin një puthje në buzë edhe pasi u përfol se janë ndarë.
Ndonëse sot Zayn është një bukurosh plot vlera, ju mund të pyesni se si dukej kur ishte fëmijë?
Kësaj dileme i është gjetur zgjidhja dhe ka qenë vetë këngëtari i cili ka publikuar një foto në Instagramin e tij.
“Zyan i ri dhe Zayan i vjetër” shkruan krah fotos dhe duket se këngëtari ka qenë goxha simpatik edhe kur ishte fëmijë.
Kot nuk e adhurojnë femrat! Zayn j’ua ka rrëmbyer zemrat!