Grupi parlamentar i PD-së i mbledhur pasditen e sotme ka zgjedhur drejtuesit e rinj, por përveç kësaj ka marrë edhe një vendim të rëndësishëm. Ditën e neserme do të jetë seanca e parë Parlamentare për këtë sezon ku do të dekretohet qeveria e re e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë që pas mbledhjes së parë të PD-së, mësohet se ditën e nesërme nuk do të votojnë për Ruçin si kryetar të Kuvendit të Shqipërisë.
Më parë LSI ka vendosur të votojë kundër Rucit si kryetar Kuvendi. “Vota jonë do të jetë kundër Ruçit si Kryetar i Parlamentit. Nuk e votojmë qeverinë “Rama 2”. Qeverinë “Rama 2” nuk e kanë votuar 80% e shqiptarëve” deklaroi Vasili.