INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ta votojë PD-ja Vetting-un? Basha fton Blushin t’i bashkohet protestës

A do ta votojë PD-ja Vetting-un? Basha fton Blushin t’i bashkohet protestës

Publikuar më: 21:36 02-03-2017

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ishte sot i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, ku foli për vijimësinë e protestës. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Blendi Fevziu në lidhje me votimin e ligjit për Vettingun, Basha tha se ky ligj do të votohet vetëm kur të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kreu i PD tha edhe se opozita nuk do të kthehet në parlament, ndërkohë që foli edhe për ndërkombëtarët, të cilët i kanë kërkuar atij kthimin në punimet e parlamentit.

“E rëndësishme për Mogherinin është se a do ti thuhet e vërteta. Unë besoj se e vërteta është shpalosur në këtë shesh. Unë e kam takuar zonjën Mogherini dhe do ta takoj si kryeministër i Shqipërisë. Nuk do ketë kthim në parlament për sa kohë ai është i krimit. Qeveria është bërë njësh me krimin. Nuk do të kthehemi në parlament as në ditët në vijim. Ne do ti sqarojmë të gjithë ata që nuk kanë informacionin e duhur ose ata që janë dizinformuar. Ligjin e Vettingut do ta votojmë vetëm kur të hapet rruga për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”, tha Basha

Kreu i PD-së iu përgjigj gjithashtu akuzave të Ben Blushit se ideja e një republike të re është vjedhur prej tij nga kryeopozitari.

Basha nuk e pranoi një gjë të tillë, por ftoi Blushin që t’i bashkohej protestës së opozitës. “Zoti Blushi nëse mendon si ne është i ftuar të vijë në protestë”, tha Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658