A ekziston një mundësi që iPhone 8 të mos dalë kurrë?
Thashethemet më të fundit rreth celularit të radhës së Apple sugjerojnë se kompania mund të jetë në mes të një ndryshimi kolosal. Dhe nuk mund të jetë gjë tjetër prëveç një lajmi të mirë. Nëse iPhone 8 nuk ndodh kurrë, do të thotë se do të vijë një zëvendësues më fantastik me një emër më të bukur. Duket se nuk është aspak rastësi pasi 2017 shënon 10 vjetorin e daljes në treg të iPhone të parë. Përflitet se Apple mund të shfrytëzojë rastin për të emërtuar celularin e saj më të ri si iPhone X, meqë kjo shkronjë i korrespondon numrit 10 romak. Pra, 10 vjetori i iPhone do të merrte një kuptim tërësisht tjetër. Jo vetëm që tingëllon shumë i bukur si emër, por edhe do të shërbente si një mundësi e mirë për të thyer traditën e Apple dhe për të filluar një të re.