INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të bashkohen One Direction? Ja çfarë thotë Liam Payne [FOTO]

A do të bashkohen One Direction? Ja çfarë thotë Liam Payne [FOTO]

Publikuar më: 20:30 18-12-2016

Fansa të One Direction hapni shampanjat!

Ata janë disa nga artistët më të preferuar për publikun e gjërë dhe tashmë kanë filluar karrierën e tyre solo, por nga dita në ditë, fansat e tyre kryqëzojnë gishtat për një bashkim të mundshëm. Të paktën kjo është pyetja më e madhe që u bëhet në komente nga adhuruesit, pyetje së cilës nuk ka hezituar t’i përgjigjet një nga ish-anëtarët e bandës, Liam Payne. Në një bashkëbisedim me fansat në Tëitter, një nga ata e ka pyetur Liam, nëse do të ketë një ribashkim të One Direction, dhe ai dha përgjigjen e sinqertë. “Jam 100% i sigurtë se do të bashkohemi”.

Kaq mjaftoi dhe Twitter “u çmend” nga postimet e fansave lidhur me këtë lajm të mrekullueshëm. Lajmet e mira për Liam Payne nuk kanë fund, si nga ana profesionale ashtu edhe nga ajo private, pasi ai po punon për albumin e tij solo dhe pret të bëhet baba. Me siguri 2017-a do të jetë thjesht një vit magjik për këngëtarin 23 vjeçar. 

Article Logic
Execution time: 0.0020427703857422