INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të dalim këtë fundjavë? Rama: “Të gjithë në shtëpi, përveç kësaj pjese”

A do të dalim këtë fundjavë? Rama: “Të gjithë në shtëpi, përveç kësaj pjese”

Publikuar më: 17:27 24-04-2020

Kjo fundjavë do të jetë njësoj e izoluar si fundjava e kaluar, duke filluar nga ora 17:30 e kësaj të premteje.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh në një njoftim për shtypin se të gjithë do të qëndrojnë në shtëpi pa përjashtim, përveç një pjese të popullsisë që punon:


“Të shtunë dhe të diel do të jetë e njëjta gjë si fundjava e kaluar. Të gjithë në shtëpi papërjashtim përveç atyre që janë në punë të lejuara për të shtunë dhe të diel. Jemi në një situatë pozitive por situata pozitive është e tundueshme sa hap e mbyll sytë”.


Rama u shpreh se patjetër që do të lirohemi hap pas hapi, por në themel të çdo hapi qëndron përgjegjëshmëria.

“Pse nuk më ka marrë malli mua për nënën time! Nuk dua ta takoj, apo kam frikë se do të më kapë policia, por unë e zbatoj rregullin sikur ua kërkoj juve. Ky rregull më mbron mua, familjen time, nënën time dhe të afërmit e mi. Rregullat nuk janë se kështu dua unë, për siguri, për të përcaktuar një vijë të kuqe shumë të fortë, që përcakton lirinë tonë si mundësi që mbaron aty ky fillon liria e tjetrit”, tha Rama.

/Iconstyle.al

Article Logic
Execution time: 0.0021340847015381