Më mirë të festojë me SHQIPONJË apo të flasë SHQIP?
Këngëtarja kosovare shkroi historinë duke u bërë pjesë e këngës zyrtare të kampionatit botëror të futbollit i cili po zhvillohet në Rusi.
Të gjithë prisnin që Era të këndonte në ceremoninë hapëse, por në fakt këngëtarja shqiptare do të performojë në natën finale që do të mbahet me 15 korrik.
Në një lidhje direkte me gazetarin Ervi Kurti nga Presidenca e Shqipërisë krah z. Ilir Metës këngëtarja ka pranuar se do jetë në mbyllje të Kampinatit Botëror. Ajo është pyetur nëse nëse do flasë shqip në këtë performancë për të shfaqur anën shqiptare, Istrefi u përgjigj: ‘Do e gjej mënyrën’.
Epo mezi po presim Era!