Këngëtarja kosovare shkroi historinë duke u bërë pjesë e këngës zyrtare të kampionatit botëror të futbollit i cili po zhvillohet në Rusi. Të gjithë prisnin që Era të këndonte në ceremoninë hapëse, por në fakt këngëtarja shqiptare do të performojë në natën finale që do të mbahet me 15 korrik.
Ajo para pak ditësh u shpreh në një intervistë që do të gjente një mënyrë për të shfaqur anën shqiptare në Rusi dhe tashmë e ka dhënë një sinjal tjetër, shkruan intv.alKëngëtarja shqiptare ka postuar një foto nga xhirimi i klipit të saj “Live it Up” dhe ka vendosur mbishkrim me hashtag “liveitup” dhe një emoji shqiponjë që ta shohë çdokush që kërkon këngën e saj në Instagram.
Një veprim shumë i zgjuar ky nga Era, por një koment nuk mund të mos shkruante edhe i mirënjohuri DIPLO, producenti i këngën i cili i shkroi disa emoji: “SOS”. Për çfarë t’i ketë shkruar vallë?/intv.al