INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të hyjë PD në zgjedhjet lokale? Basha bën deklaratën: ‘’Duhet të gjejmë njeriun që do kujdeset për Malësinë e Madhe dhe Koplikun’’

A do të hyjë PD në zgjedhjet lokale? Basha bën deklaratën: ‘’Duhet të gjejmë njeriun që do kujdeset për Malësinë e Madhe dhe Koplikun’’

Publikuar më: 19:14 01-04-2019

Nga Malësia e Madhe kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se PD ka dy sfida, njëra prej të cilave është të gjejë njerëzit që do kujdesen për Malësinë e Madhe dhe për Koplikun.

‘Tani kemi dy sfida. Sfida e parë është që tani të gjithë së bashku të gjejmë më të mirët në mesin tonë e të bëhemi gati për dy beteja të rëndësishme. Për një Parlament të popullit që do vijë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Dhe këto zgjedhje do të vijnë por vetëm pasi të kemi çmontuar deri në fund makinerinë kriminale të Edi Ramës me ndihmën e shqiptarëve të bashkuar, me ndihmën e Europës, me ndihmën e Amerikës dhe me ndihmën e zotit, nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë.

Dhe njerëzit që do kujdesen për Malësinë e Madhe, njerëzit që do kujdesen për Koplikun dhe për Malësinë e Madhe. Njerëz të punës, njerëz të sprovuar, të përkushtimit, që kanë treguar me vepra se dinë të punojnë për komunitetin, se dinë të mendojnë për njerëzit e varfër në mënyrë që Malësia e Madhe të funksionojë si një familje e madhe burrash dhe grash fisnike’, tha Basha.

Me këtë deklaratë Basha la të kuptohet se edhe mund të hyjë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033318996429443