Në prag të festës së Halloween, në SHBA ka dalë në shitje on line një kostum si ai i një prej viktimave më të njohura të Holokaustit Anna Frank.
Por reagimet dhe polemikat ishin aq të ashpra sa kompania e tërhoqi menjëherë këtë veshje nga tregu.Në reklamë shihej një vajzë e vogël me veshjen blu dhe me një cantë të vogël në ngjyrë kafe dhe më poshtë shkruhej: Lufta e Dytë Botërore ka krijuar heronj të papritur e madje dhe një vajzë të vogël si Anna Frank e cila kishte vetëm një ditar."
Një ide që nuk i pëlqeu aspak përdoruesve të internetit që e cilësuan si një mënyrë absurde për të kujtuar një viktimë të Holokaustit.
Por kompania shtoi se në vijim do të rinis edhe shitjet e këtij kostumi.