INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të jetë opinioniste në BBVA3? Zhaklin Lekatari befason me përgjigjen e saj

A do të jetë opinioniste në BBVA3? Zhaklin Lekatari befason me përgjigjen e saj

Publikuar më: 13:36 28-06-2023

Gazetarja e njohur, Zhaklin Lekatari, ishte sot e ftuar në emisionin “Breaking” për të folur rreth video-skandalit seksual të ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici. Por në fund të intervistës, gazetarja nuk la pa ngacmuar Zhaklinën në lidhje me rolin e saj si opinioniste e “Big Brother VIP”.

E pyetur nëse do të jetë opinioniste edhe në edicionin e tretë të reality show-t, Lekatari u shpreh:

 

“Mendoj që publiku këtë surprizë është mirë t’a zbulojë kur të fillojë edicioni i tretë i “Big Brother VIP Albania”.

Gjithashtu ish-opinionistja e BB VIP uroi që edicioni i radhës të ketë po të njëjtën shikueshmëri që kishte ky edicion.

Article Logic
Execution time: 0.0031929016113281