Valbona Selimllari, e ftuar së fundmi në një intervistë në “Top Albania Radio”, zbuloi nëse do të bëhej, ose jo, pjesë e “Big Brother Vip 2.” Ajo u shpreh se nuk do të qëndronte dot në një vend për tre muaj pa fëmijët e saj.
“Nuk kam asnjë paragjykim, por nuk mendoj që jam tipi i ‘BBV’. Nuk qëndroj dot në një vend, tre muaj janë shumë, dhe nuk mund të rri pa fëmijët. Por është një eksperiencë interesante, shumë interesante…”, tha Valbona.