IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
A do të jetë pjesë e Big Brother VIP 4? Xheneta Fetahu flet për herë të parë

A do të jetë pjesë e Big Brother VIP 4? Xheneta Fetahu flet për herë të parë

Publikuar më: 15:36 09-02-2025

Është përfolur për një hyrje të Xheneta Fetahut në Big Brother VIP 4, si banorja më e re e shtëpisë. Gjithsesi, këto aludime ajo i ka hedhur poshtë, duke thënë në “Fan Club” se momentalisht është e fokusuar vetëm te sukseset e saj, teksa nuk i kurseu as kritikat për Gjestin.

“Është folur shumë që do jem pjesë e këtij Big Brother-i… Një moment e mendova, por unë jam e fokusuar te sukseset e mija tani.

Sa i përket Gjestit, thjesht do të doja që të ishte transparent me mua. E dija që mua s’më ka dashur kurrë. Asnjëherë nuk është folur kur unë kam dashur sigurinë prej tij dhe më vjen çudi që atij i vjen habi që askush nuk e mbron femrën e tij. Ai ka qenë i pari që mua më sulmonte, për trupin tim dhe unë i kam bërë pyetjen se çfarë dashuronte te unë.

Unë mendoj se ai në raport me mua ka pasur vetëm tërheqje fizike dhe nuk di çfarë të them. Është person që nuk i besoj aspak.

Unë nuk ndiej që të rikthehem me të. I uroj më të mirat në karrierën e tij. Por kur i drejtohet një femre dhe i thotë që e dashuron, ta mbrojë deri në fund.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031290054321289