Aktorja Disney mund të jetë kandidatja më e mirë për të luajtur me princeshën e dashur të ujit.
Disa media kanë filluar të bëjnë jehonë gjatë ditëve të fundit me thashetheme ku thonë se Disney Studios kanë zgjedhur një nga yjet e saj, Zendaya, për të risjellë klasiken e ‘Little Mermaid’.
Në këtë moment përfaqësuesit kanë refuzuar të konfirmojnë apo mohojë lajmin se ajo do të jetë protagonistja në film që do të drejtohet nga Rob Marshall, i cili aktualisht ka finalizuar detajet e xhirimeve të Mary Poppins (remake). Fakti që Zendaya është shfaqur në njërin nga postimet e saj të fundit me flokë të kuqe, si Ariel, nxit të besohet se do të jetë ajo protagonistja në film.