INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të kandidojë për kryetar të PD-së? Ja përgjigja e presidentit Nishani

A do të kandidojë për kryetar të PD-së? Ja përgjigja e presidentit Nishani

Publikuar më: 18:03 30-06-2017

I ftuar në emisionin “Përballë” në RTSH1 përballë gazetarit Lutfi Dervishi, presidenti Bujar Nishani ka folur për mandatin e tij 5 vjeçar, marrëdhëniet me mazhorancën dhe jep vlerësim për zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet në PD.

Presidenti sheh si problem të parë mospjesëmarrjen dhe beson se shitblejra e votës ka ndikuar në mandate dhe rezultatin e përgjithshëm.

Presidenti Nishani thotë se shitblerja e votës ka qenë një nga dy problemet e mëdha që shoqëruan zgjedhjet parlamentare “Informacionet e mia zyrtare, serioze tregojnë që është përdorur resurs i madh financiar për të blerë votat. Në të gjithë territorin shqiptar”, tha Nishani.

“Nuk ka diskutim. Në mandatet dhe në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Për sa kohë ndikon në mandate, mandatet përbëjnë rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.”

Zoti Nishani është kritik për këtë fenomen ndaj organeve ligjvënëse.

“Fakti që nuk ka pasur në raport me fenomenin, në gjykimin tim, nuk ka pasur minimumin e reagimit dhe goditjes së këtij fenomeni në përqindje, as minimumin në gjykimin tim, tregon që ose është toleruar nga institucionet e zbatimit të ligjit ky fenomen, ose kanë qenë të paaftë për ta identifikuar e për ta goditur.

Fenomeni i shitblerjes së votës po kthehet në një kulturë shoqërore për fatin e keq dhe që po thellohet”,  tha Nishani.

Nishani u shpreh edhe për zhvillimet në Partinë Demokratike dhe për të ardhmen e tij pas 24 korrikut, ditë kur mbaron mandati si President.

“Unë jam investuar në politike, por nuk kam asnjë platformë, asnjë ide, asnjë qëllim për t’u kthyer kryetar partie apo për t’u bërë kryetar partie apo për të krijuar një parti politike”, tha Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0035378932952881