IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
A do të kemi martesë këtë verë? Sara Hoxha dhe Ledioni zbulojnë të vërtetën [FOTO]

A do të kemi martesë këtë verë? Sara Hoxha dhe Ledioni zbulojnë të vërtetën [FOTO]

Publikuar më: 19:58 17-03-2017

Sara Hoxha dhe Ledion Liço po jetojnë një romancë të lumtur, e cila është bërë edhe më e bukur pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, London Noor Liço.

Mirëpo mesa duket ata nuk janë ende gati për të lidhur kurorë. Në media dhe portale të shumta ditën e sotme lajmi për një martesë të mundshme të çiftit në fjalë mori dhenë, por vetë ata i kanë mohuar këto zëra. E ku ka më mirë se një përgënjështrim me foto në rrjetet sociale.

Sara ka postuar një foto nën të cilën ka shkruajtur: “Kjo mund të ishte  një foto për dicka tjetër, por është thjesht për të specifikuar që unë nuk do të martohem”.

Gjithashtu ajo ka shtuar hashtagun #burimepraneciftit duke ironizuar iniciatorët e këtij lajmi të pavërtetë.

Edhe moderatori i njohur, i ka hedhur poshtë këto lajme duke publikuar dy foto në InstaStory. “Jo, ne nuk po martohemi”, – shkruan në njërën prej fotove. Kurse në tjetrën, Ledioni shkruan: “Fake news, lajme të rreme!”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0017378330230713