Bukuroshja Sara Hoxha do të japë me datë 27 Korrik intervistën e saj të parë në një emision. Ajo do të jetë e ftuar në “Goca dhe Gra”.
Është publikuar videoja promo ku shihet se Armina Mevlani e ngacmon Sarën duke thënë se gjatë intervistës do flasin dhe për dasmën që do këtë së shpejti me Ledrin.
Mirëpo, Sara e ka mohuar menjëherë, teksa duke qeshur ka treguar se tani për tani nuk do ketë dasmë.