Federata Europiane e Futbollit ka marrë një vendim për Kosovën. Në një njoftim zyrtar, UEFA bëri të ditur shtetet të cilat nuk do të mund të jenë në të njëjtin grup eleminator në kualifikueset për Kampionatin Europian të Futbollit 2020. Më saktë, Kosova nuk do të luajë ndaj Serbisë për shkak të problemeve që kalojnë kufinjtë e sportit, ndërsa nuk do të përballet as kundër Bosnje-Hercegovinës për shkak të zhvillimeve politike.
Shorti për EURO 2020 do të hidhet më 2 dhjetor, ndërsa për herë të parë në historinë prej 6 dekadash të UEFA-s, do të zhvillohet në 10 shtete dhe 12 qytete. Finalja e madhe e Evropianit do të luhet në stadiumin Uembli të Londrës.
Përpos Kosovës, do të jenë edhe tre çifte të tjera të cilat nuk do të mund të përballen me njëra tjetrën, Armeni-Azerbajxhan për shkak të konfliktit të hershëm për rajonin e Nagorno Karabakut, Spanjë-Gjibraltar dhe Rusi-Ukraine.